LAJME

Artikull

Bullgaria hoqi dorë nga shitja e reaktorëve të Centralit Atomik “Belene”

Martë, 15 Prill 2025, 12:37

Sheshi i Centralit "Belene"

Sheshi i Centralit "Belene"

FOTO: Euractiv

Madhësia e shkronjave

Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi bisedime me partnerët në Këshillin e Përbashkët të Menaxhimit dhe me udhëheqësin e GERB-it, Bojko Borisov, lidhur me fatin e dy reaktorëve. “Vendosëm që dy reaktorët e Centralit Atomik “Belene” nuk do të shiten. Zhvillimi i energjisë bërthamore është rruga e duhur për vendin dhe për popullin. Çmimi i energjisë elektrike po rritet në mbarë botën, bota është në pasiguri të përhershme energjetike, dhe për këtë arsye energjia bërthamore është e qëndrueshme dhe e parashikueshme.Kemi një shesh, kemi reaktorë, kemi personel, gjithçka është në duart tona", theksoi Zafirov dhe shtoi se reaktorët janë një aset kyç për Bullgarinë, pjesë e pavarësisë së saj energjetike. Që tani e tutje, pritet një vendim i parlamentit.
Në vitin 2023, Bullgaria filloi negociata për t'i shitur Ukrainës dy reaktorët rusë në kuadër të projektit Belene. “Energoatom”-i i Ukrainës donte t'i përdorte ato për të përfunduar centralin e saj bërthamor “Hmelnicki”.