Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të Sofjes, njoftoi Ministria e Arsimit.
Ndër të përzgjedhurit për programin e bachelorit, dallohen tre përfaqësues bullgarë. Kalina Nikolova është studente e shkencave kompjuterike dhe matematikës në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (SHBA). Angell Rajçev është student i shkencave kompjuterike dhe matematikës në Universitetin e Stanfordit (SHBA). Margullan Ismolldaev është student i shkencave kompjuterike dhe fizikës në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (SHBA).
Praktika verore në INSAIT do të mbahet për të tretin vit radhazi, me çdo edicion pasues shënon një rritje të interesit.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: