SHOQËRI

Artikull

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Mërkurë, 16 Prill 2025, 13:01

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një analizë nga “Shoqëria e Hapur”. Në vitin 2024 pothuajse 9 mijë studentë të huaj kanë ardhur në Bullgari nga vende jashtë Bashkimit Evropian (BE), dhe gati 7 mijë janë nga vendet anëtare të BE-së.
Numri më i madh i studentëve të huaj vijnë në Bullgari nga Greqia (20%), Britania e Madhe (14%) dhe Ukraina (11%). Më pas vjen Gjermania (1484), Italia (1031) e të tjera.
Specialitetet më të preferuara nga studentët e huaj janë mjekësia dhe stomatologjia.
Qytetet në Bullgari me më shumë studentë të huaj janë Sofja, Plovdivi dhe Varna. Për shkak të preferencave të theksuara të studentëve të huaj ndaj specialiteteve mjekësore, qytetet e tjera më të preferuara për studime janë Stara Zagora dhe Pleven, ku ka universitete mjekësore. Bllagoevgrad është gjithashtu një qytet me një numër të konsiderueshëm studentësh të huaj, ku ndodhet Universiteti Amerikan dhe Kolegji i Turizmit.