LAJME

Artikull

Qeveria kërkoi nga KE-ja një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes

Mërkurë, 16 Prill 2025, 15:32

Qeveria kërkoi nga KE-ja një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria miratoi dhe dërgoi sot në Komisionin Evropian një kërkesë për ndryshimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Rinegocimi i planit u bë prioritet i qeverisë së Rosen Zheljazkov. Ndryshimet synojnë të përshtatin Planin me mjedisin e ndryshuar ekonomik dhe politik, duke përfshirë pasojat e luftës në Ukrainë, krizën energjetike, inflacionin dhe rritjen drastike të kostove të ndërtimit.
Vendi ynë ka paraqitur edhe propozimin e shumëpritur në kuadër të mekanizmit REPowerEU, i cili do të na mundësojë akses në fonde shtesë në shumën prej afro 480 milionë euro. Propozimi përfshin reforma dhe investime që synojnë rritjen e transparencës në përfshirjen e kapaciteteve të reja të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përmirësimin e tregut balancues, krijimin e një kuadri për menaxhimin e varfërisë energjetike, instalimin e fotovoltaikëve në ndërtesat e shërbimeve sociale, etj.