Artikull
BE pret që Sofja dhe Shkupi të bien dakord për pakicën bullgare
Enjte 17 Prill 2025 07:41
Enjte, 17 Prill 2025, 07:41
Marta Kos
FOTO: BE
Madhësia e shkronjave
Ukraina dhe populli ukrainas kanë një dëshirë të fortë për t'u bashkuar dhe për t'u bërë pjesë e BE-së. Nëse e ruajmë këtë ritëm, mund të shpresojmë që Ukraina do të anëtarësohet në vitin 2030, tha për BNT-në Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Ajo ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. "Shpresojmë që bisedimet e paqes midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës të jenë të shpejta dhe ne duam të jemi pjesë e tyre", tha Kos.
Sipas saj, për herë të parë në histori, zgjerimi i BE-së po përballet me forca të jashtme që dëshirojnë dështimin e tij. Ballkani Perëndimor është në një situatë të ndryshme nga Ukraina. Deri tani kemi dy favoritë – Malin e Zi dhe Shqipërinë. Ne dëshirojmë që negociatat me Maqedoninë e Veriut të hapen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne e dimë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë një marrëveshje në lidhje me mbrojtjen e pakicës bullgare, shtoi Marta Kos.
Publikoi / Publikuan: БНР екип