Artikull
Kabineti i Rosen Zheljazkovit i rezistoi votimit të dytë të mosbesimit
Enjte 17 Prill 2025 12:38
Enjte, 17 Prill 2025, 12:38
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi.
Ajo u prezantua nga partia MEÇ, me mbështetjen e "Vëzrazhdane" dhe "Veliçie" për shkak të mospërballimit të problemit të korrupsionit. 130 deputetë votuan “kundër” dhe 72 “pro”. Që të kalonte votimi, duhej të kishte mbështetjen e të paktën 121 votave. Qeveria mbijetoi me votat e GERB-SDS, DPS - Fillimi i Ri i Deljan Peevski, BSP - E Majta e Bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN). “Për” mosbesimin votuan “Vazrazhdane”, DPS-DPS rreth Ahmed Doganit, MEÇ dhe “Velicie”.
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) nuk mori pjesë në votim.
Një tjetër votë mosbesimi për të njëjtën temë nuk mund të kërkohet brenda 6 muajve të ardhshëm.
Vota e parë e mosbesimit, e cila nuk kaloi më 3 prill, u dorëzua nga “Vëzrazhdane” dhe u mbështet nga MEÇ dhe “Veliçie” me motivin e dështimit në politikën e jashtme.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип