Artikull
Ultramaratonisti i verbër Viktor Asenov u fut në Sallën e Famës të Everesting
Premte 18 Prill 2025 13:56
Premte, 18 Prill 2025, 13:56
FOTO: FB / Everesting
Madhësia e shkronjave
Ultramaratonisti i verbër malor Viktor Asenov tani është pjesë e Sallës së Famës të Everesting, raportoi Sportal.bg. Nga data 21 deri më 23 mars, Viktori i paepur, siç është i njohur vrapuesi, ka bërë 19 ngjitje të njëpasnjëshme pa gjumë nga shtëpia malore “Aleko” deri në majën Çerni Vrëh në malin Vitosha, rrëzë të cilit ndodhet Sofja. Qëllimi ishte të grumbullohej një ngritje pozitive e barabartë me lartësinë e malit Everest (8848 m).
Të dhënat tregojnë se ai ka arritur 9114 metra ngritje pozitive, duke kaluar 129.03 km. Sfida zgjati 46.08 orë. Arritja e tij u njoh zyrtarisht nga organizatorët e sfidës ndërkombëtare.
"Jam shumë i lumtur që organizatorët e konfirmuan arritjen. Edhe pse është në emrin tim, ky është një sukses i ekipit. Falënderoj nga zemra të gjithë vrapuesit që ishin pranë meje, si dhe Bozhidar Kartunov nga agjencia sportive "Heronjtë e së Ardhmes", i cili merrej me organizimin e ngjarjes. Falënderoj të gjithë njerëzit e mirë për mbështetjen - fizike dhe morale", tha Asenov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип