SPORT

Artikull

Medalje ari për Maria-Magdalena Kireva në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes

Shtunë, 19 Prill 2025, 07:59

Maria-Magdalena Kireva

Maria-Magdalena Kireva

FOTO: Facebook/bulgariaweightlifting

Madhësia e shkronjave

Maria-Magdalena Kireva fitoi medaljen e artë në kategorinë 76 kg për femra në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Kishinau. Bullgarja mblodhi në dyluftim 226 kilogramë (106 dhe 120). Në podiumin në kryeqytetin e Moldavisë, ajo bëri prova të suksesshme në hedhjen e 100, 104 dhe 106 kilogramëve, gjë që i solli titullin në atë lëvizje. Në lëvizjen e dytë - shtytjen, Kireva mbeti në pozitën e nëntë me 120 kilogramë.
Bullgaria tashmë ka dy tituj nga kampionati në Moldavi, pasi Ivan Dimov triumfoi në kategorinë 61 kg dhe Angell Rusev - në kategorinë 55 kg për meshkuj.
Sonte, ylli i Bullgarisë në këtë sport, 20-vjeçari Karllos Nasar, do të marrë pjesë në kategorinë 96 kg. Presim pjesëmarrjen bullgare edhe të dielën dhe të hënën.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип