SPORT

Artikull

Dy medalje për gjimnastët bullgarë në ditën e fundit të Kupës së Botës në Baku

Dielë, 20 Prill 2025, 13:57

Foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike

Foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike

Madhësia e shkronjave

Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku.
Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit. Medalistja e bronztë në garën e gjithanshme, Stilijana Nikollova, fitoi dy vendet e shtata në finalet e topit dhe rrethit.
Pas kësaj, Stilijana Nikollova u rendit e dyta me birila dhe ari u fitua nga kampionia olimpike Daria Varfolomeev nga Gjermania. Edhe pse e luajti kombinimin e saj me shirit në nivel të lartë, bullgarja mbeti në vendin e katërt.
Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fituan një medalje bronzi për kombinimin e tyre me tre topa dhe dy rrethe. Medalja e artë shkoi për ekipin japonez, dhe argjendi për Kinën.
Bilanci i Kupës së dytë Botërore të Gjimastikës Ritmike të vitit për femrat bullgare është një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi.