LAJME

Artikull

Besimtarë nga e gjithë vendi iu bashkuan një procesioni me një ikonë të mrekullueshme të Virgjëreshës Mari

Hënë, 21 Prill 2025, 09:12

Besimtarë nga e gjithë vendi iu bashkuan një procesioni me një ikonë të mrekullueshme të Virgjëreshës Mari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën  tingujt e kambanave i udhëhequr nga peshkopi Sionij, igumen i Manastirit të Shenjtë. Pelegrinët ecin në rrugën gjashtë kilometrashe nga manastiri deri në zonën Klluvijata, ku u zbulua ikona. Shumë nga njerëzit që kanë qenë dëshmitarë të mrekullive nuk vijnë për herë të parë. Sipas legjendës në vitin 1604 dy fëmijë barinj e gjetën ikonën dhe e çuan në Manastirin e Shenjtë, por ditën e dytë të Pashkëve ajo u gjet përsëri në Klluvijata. Për të ndaluar "arratisjen" e saj, njerëzit filluan të mbanin një procesion me ikonën e Nënës së Zotit, gjë që solli edhe begati në zonë.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: