LAJME

Artikull

Papa Françesku asistoi në shërbimet e Pashkëve me një omofor nga Bullgaria

Hënë, 21 Prill 2025, 13:14

Papa Françesku

Papa Françesku

FOTO: Gregorio Borgia/AP

Madhësia e shkronjave

Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes episkopale ose papnore. Është një brez i gjerë me imazhe kryqesh që zbret në të dy anët e gjoksit.
Në Bullgari, kreu i Kishës Katolike Romake u takua me Patriarkun Bullgar Neofit, presidentin Rumen Radev dhe vizitoi Kuvendin Popullor. Ditën e dytë të vizitës në qytetin Rakovski, ku ka një komunitet të madh katolik, u dha kungimin e parë 250 fëmijëve bullgarë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип