Artikull
Bullgaria dhe Timori Lindor diskutojnë bashkëpunimin në arsim, bujqësi dhe IT
Martë 22 Prill 2025 14:31
Martë, 22 Prill 2025, 14:31
Foto: Presidenca e Republikës së Bullgarisë
Madhësia e shkronjave
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003. Në takimin me Ramos-Hortën presidenti bullgar Rumen Radev shprehu pritjen se ajo do t'i japë shtysë dialogut dypalësh.
Arsimi, shkenca, teknologjia e informacionit, farmacia dhe bujqësia u theksuan si fusha me potencial për bashkëpunim. Kreu i shtetit bullgar vuri në dukje traditat e mira të vendit tonë në arsimin e lartë dhe trajnimin e kuadrove në fushën e mjekësisë, bujqësisë dhe çështjeve detare, si dhe gatishmërinë e Bullgarisë për të ndihmuar Timorin Lindor në këto fusha.
José Ramos-Horta vuri në dukje, nga ana e tij, se Timori Lindor mund të jetë një portë për Bullgarinë për një rieksport në vendet e Azisë Juglindore dhe Australisë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип