LAJME

Artikull

Pagat në sektorin buxhetor nuk mund të rriten më shumë se 5%

Martë, 22 Prill 2025, 15:06

Ministri Gucanov

Ministri Gucanov

FOTO: BSP

Madhësia e shkronjave

Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas rregullit zviceran dhe janë gjetur mjete për rritje të pagave prej 5%.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, më herët gjatë ditës së sotme deklaroi se tensioni për pagat e ulëta në disa sektorë nuk po zbutet dhe se ka gatishmëri për protesta.