LAJME

Artikull

Instituti Bullgar INSAIT ka zhvilluar një model të ri kryesor në gjuhën ukrainase

Mërkurë, 23 Prill 2025, 10:23

Instituti Bullgar INSAIT ka zhvilluar një model të ri kryesor në gjuhën ukrainase

FOTO: insait.ai

Madhësia e shkronjave

Instituti INSAIT i Universitetit të Sofjes ka lançuar modelin e tij të parë linguistik në një gjuhë të huaj. MamayLM u krijua për shtetin ukrainas dhe është modeli më i mirë i gjuhës ukrainase në botë, njoftoi Ministria e Arsimit.
MamayLM është një zhvillim i përbashkët me Institutin Politeknik Zviceran ETH – Cyrih. Me 9 miliardë  parametra, ai është ekonomikisht efektiv dhe mund të ekzekutohet në vetëm një procesor grafik, por megjithatë është jashtëzakonisht i aftë si në gjuhën ukrainase ashtu edhe në anglisht. Modeli i tejkalon dukshëm zhvillimet e ngjashme në të dyja gjuhët.
Është zhvilluar me donacione dhe ofrohet falas për të gjithë përdoruesit dhe institucionet ukrainase. Në të ardhmen, së bashku me modelin mund të ofrohet gjithashtu dhe një chat publik, i cili të lehtësojë përdoruesit në kërkimin e çdo informacioni (siç funksionon chat-i i inteligjencës artificiale BgGPT).
Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип