Artikull
Tërmeti me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihternë Turqi u ndje në të gjithë Bullgarinë
Mërkurë 23 Prill 2025 13:51
Mërkurë, 23 Prill 2025, 13:51
FOTO: emsc-csem.org
Madhësia e shkronjave
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale. Tërmeti u ndje në shkallë të ndryshme në të gjithë Bullgarinë, njoftoi BTA, duke cituar Qendrën Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Disa nga shkollat në qytetin bregdetar Burgas evakuuan nxënësit dhe procesi arsimor u pezullua, ndërsa për të tjerat vazhdoi normalisht, njoftoi Radio Burgas. Aktualisht nuk ka informacione për dëme në vendin tonë.
Sipas të dhënave të sizmologëve bullgarë, epiqendra e tërmetit ishte 140 km larg qytetit Mallko Tërnovo, 200 km larg qytetit Burgas dhe 460 km larg qytetit Sofje.
Publikoi / Publikuan: БНР екип