LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 24 prillin

Mbetet e ngrohtë, pasdite do të ketë reshje të shkurtra në Bullgarinë Perëndimore

Mërkurë, 23 Prill 2025, 16:40

Parashikimi i motit për 24 prillin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten temperaturat minimale do të jenë prej 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Ditën para mesditës do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje afatshkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 22 deri në 27°, më të ulëta në bregun e Detit të Zi, në kryeqytet do të jetë rreth 22°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës në masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata, më intensive - në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina dhe në masivët e Bullgarisë Jugperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 14°, në 2000 metra - rreth 7°.
Në bregdetin e Detit të Zi në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull. Rreth mesditës mjegulla do të zhduket dhe dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16°. Temperatura e ujit të detit është 11-12°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип