Artikull
Bullgaria fillon përgatitjet për presidencën e Strategjisë së Danubit
Enjte 24 Prill 2025 07:01
Enjte, 24 Prill 2025, 07:01
Foto: Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike
Madhësia e shkronjave
Më 1 janar 2026 Bullgaria do të marrë për herë të dytë (pas 2018) presidencën e Strategjisë së Danubit. Kjo po ndodh në një kohë të vështirë për Evropën, kohë kur bota po ndryshon me shpejtësi, kur është më e rëndësishme se kurrë të forcohen partneritetet ekzistuese, tha ministri rajonal Ivan Ivanov. Ai mbajti mbledhjen e parë të Grupit Kombëtar për Zbatimin e Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit, ku morën pjesë edhe katër ministra të tjerë.
Ivanov theksoi se Strategjia u jep vendeve të rajonit të Danubit mundësi për bashkëpunim në lidhje, infrastrukturë, migrim, presion demografik, ndryshime klimatike etj., probleme me të cilat nuk mund të përballemi vetë.
Vjara Minçeva, Koordinatore Nacionale për Bullgarinë, theksoi se Strategjia e Danubit është një instrument bashkëpunimi që mbulon mbi 100 milionë njerëz ose një të pestën e banorëve të BE-së. Bullgaria është e angazhuar në fusha prioritare, si siguria, kultura dhe turizmi.
Publikoi / Publikuan: БНР екип