KULTURË

Artikull

Gëzuar ditëlindjen, Lili Ivanova!

Për ikonën e estradës bullgare Lili Ivanova po xhirohet një film biografik

Enjte, 24 Prill 2025, 08:26

Në mes Lili Ivanova së bashku me Ivan Hristov (majtas) dhe Andrej Arnaudov

Në mes Lili Ivanova së bashku me Ivan Hristov (majtas) dhe Andrej Arnaudov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për respektin, qëndrimin е mirë dhe profesionalizmin!” Shëndet, lumturi dhe shumë suksese! “Me gjithë respektin”, ka shkruar Lili Ivanova në ditëlindjen e saj, më 24 prill, në rrjetet sociale.
Filmi është një prodhim i përbashkët i fondacionit “Lili Ivanova” dhe kompanisë së produksionit “Mezhdinna stancija” të Ivan Hristov dhe Andrej Arnaudov. Skenari iu besua Emill Bonevit, autor i filmit të suksesshëm "Gundi - Legjenda për dashurinë"  Regjisorja është Jana Titova, e njohur për filmat "Një dozë lumturie" dhe "Diada". Kameramani është Martin Ballkanski. Producenti ekzekutiv është Vasill Buljanski. Premiera është planifikuar për vitin 2027.
Mësoni më tepër për yllin e madh bullgar Lili Ivanova nga arkivi ynë: