Enjte 24 Prill 2025 09:11
Enjte, 24 Prill 2025, 09:11
FOTO: Reuters
Madhësia e shkronjave
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum biznesi në Sofje më 27 prill, organizuar nga platforma globale e aseteve dixhitale "Nexo", njoftoi kompania.
Forumi Trump Business Vision 2025 do të bashkojë liderët botërorë për një dialog strategjik mbi integrimin e teknologjisë dhe financave, dhe thellimin e partneritetit midis biznesit amerikan dhe kapitalit global.
Mundësi premtuese për investime amerikane në Bullgari ekzistojnë në fushën e inteligjencës artificiale, energjisë dhe mbrojtjes. Kështu deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Ivan Mihajllov, në një tryezë të rrumbullakët në Varna kushtuar mundësive për partneritet ekonomik me Shërbimin Tregtar të SHBA-së.
Publikoi / Publikuan: БНР екип