LAJME

Artikull

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Enjte, 24 Prill 2025, 15:52

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë” kanë diskutuar me të për një ndryshim të mundshëm ligjor që do të lejonte përdorimin e të dhënave të trafikut në hetimet e aksidenteve.
Nga ana e tij, ai ka mbështetur plotësisht kërkesat e të afërmve të fëmijëve të vdekur dhe është angazhuar për hetimin e rasteve konkrete nëse ka dyshime se hetuesit po punojnë ngadalë apo keq.
"Të gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të policisë hetuese që nuk e kryejnë punën e tyre, ose fshehin ndonjë krim - ne nuk do t’u kërkojmë vetëm shkarkimin e tyre, kur çështja është ende në vazhdim, por edhe dorëheqjen e tyre!” - tha Krasimir Arsov, djali 15-vjeçar i të cilit vdiq në një vendkalim këmbësorë në qendër të Sofjes.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип