LAJME

Artikull

Qytetarët organizojnë protestë kundër lëndës së detyrueshme "Fe" në shkollë

Premte, 25 Prill 2025, 13:11

Ministri i asimit dhe shkencës Krasimir Vëllçev

Ministri i asimit dhe shkencës Krasimir Vëllçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare Bullgare Andrej Borisov. Aksioni do të mbahet përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës më 8 maj në orën 19:00. Pakënaqësia është kundër përfshirjes së kësaj teme pa debat publik. "Ky nuk është vetëm një vendim administrativ. Ky është një kthesë. Prapa. Ne nuk po protestojmë kundër besimit, por kundër transformimit të shkollës publike në një instrument për predikim ideologjik", deklarojnë organizatorët.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип