Artikull
Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar në funeralin e Papa Françeskut
Shtunë 26 Prill 2025 01:55
Shtunë, 26 Prill 2025, 01:55
FOTO: Vatican Media, arkiv
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit dhe komunikacionit Grozdan Karaxhov, zëvendëskryeministri Atanas Zafirov, ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Selinë e Shenjtë Kostadin Koxhabashev.
Papa Françesku vdiq më 21 prill në moshën 88 vjeç.
Lexoni më shumë nga koleksioni I Radio Bullgarisë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип