EKONOMI

Artikull

Pagesat sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u dyfishuan muajt e fundit

Hënë, 28 Prill 2025, 12:06

Tomisllav Donçev

Tomisllav Donçev

FOTO: Ministria e Inovacionit dhe RritjesМинистерство на иновациите и растежа

Madhësia e shkronjave

Pagesat në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u dyfishuan muajt e fundit, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Ai shtoi se është optimist për marrjen e kësteve të vonuara dhe fondeve të mbetura nga Plani. Sipas zëvendëskryeministrit, ekziston një probabilitet i madh që pagesa e dytë dhe e tretë të merren brenda këtij viti. “Sfida e madhe është se brenda gjysmës së parë të vitit 2026, Bullgaria do të duhet të përpunojë gjashtë pagesa”, theksoi Tomisllav Donçev. Si një vështirësi tjetër, ai përshkroi zbatimin e investimeve brenda afatit të kufizuar kohor deri në verën e vitit të ardhshëm. Lidhur me reformën e pensioneve, nevojitet një diskutim i gjerë publik, beson zëvendëskryeministri. Sipas tij, mosha e daljes në pension dhe kontributi nuk duhet të rriten. Ai tha gjithashtu se deficiti në sistemin e pensioneve ekziston prej dekadash dhe një pjesë e madhe e pensioneve bashkëfinancohen nga buxheti i shtetit.