LAJME

Artikull

Në vitin 2024 popullsia e vendit është ulur me 8121 persona

Martë, 29 Prill 2025, 10:24

Në vitin 2024 popullsia e vendit është ulur me 8121 persona

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Popullsia e Bullgarisë është 6 437 360 njerëz te data 31 dhjetor 2024. Krahasuar me vitin 2023 popullsia është ulur me 8121 njerëz, ose 0,13%. Të 28 rrethet kanë rritje natyrore negative, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Në fund të vitit 2024 personat mbi 65 vjeç ishin 1 544 245, ose 24% e popullsisë së vendit. Fëmijët nën 15 vjeç ishin 901 843, ose 14%.
Plakja me kalimin e viteve çon në një rritje të moshës mesatare në 45.3 vjeç. Mosha mesatare në qytete është 44.5 vjeç, dhe në fshatra - 47.6 vjeç. Janë 3 765 000 njerëz në moshë pune, ose 58.5% e popullsisë. Prej tyre, 1 970 000 janë burra dhe 1 795 000 janë gra.
Gjysma e popullsisë - 51.7% jeton në rajonet jugperëndimore dhe jug-qendrore. Më pak i populluar është rajoni veriperëndimor me 655 000 njerëz, ose 10.2% e popullsisë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип