Artikull
16 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, do të rrisin shpenzimet e mbrojtjes përmes deficiteve më të larta buxhetore
Enjte 1 Maj 2025 06:53
Enjte, 1 Maj 2025, 06:53
FOTO: © picture-alliance
Madhësia e shkronjave
16 vende të BE-së do të kërkojхë leje për të anashkaluar përkohësisht rregullat e stabilitetit buxhetor në mënyrë që të mund tëbëjnë shpenzime për mbrojtje. Bullgaria është ndër këto vende, njofton BTA. Komisioni Evropian paraqiti një Libër të Bardhë mbi të ardhmen e mbrojtjes evropiane, në të cilin propozon, si një masë të jashtëzakonshme, që shtetet anëtare të shfrytëzojnë deri në 1.5 për qind të PBB-së së tyre për 4 vjet për shpenzime ushtarake, pa frikën e shkeljes së rregullave buxhetore që vendosin një kufi për deficitet dhe borxhet qeveritare.
Në mbledhjen e saj të fundit, qeveria bullgare miratoi një vendim për të paraqitur një kërkesë në Komisionin Evropian për të aktivizuar për Bullgarinë klauzolën që lejon financim të jashtëzakonshëm të mbrojtjes. Në këtë mënyrë, do të arrihet ndarja deri në 3% të PBB-së për mbrojtjen dhe riarmatim të ushtrisë bullgare.
Publikoi / Publikuan: БНР екип