Artikull
Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari është kategorikisht kundër rritjes së moshës së daljes në pension
Enjte 1 Maj 2025 12:18
Enjte, 1 Maj 2025, 12:18
Todor Kapitanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi se në vitet e fundit, Konfederata organizoi rreth 70 protesta, por ato janë në sektorë të veçantë. Sipas fjalëve të tij, të gjithë duhet të luftojnë për mbijetesën dhe shpërblimin e tyre të mirë. Lidhur me këtë ai përshkroi një orar të protestave të ardhshme në maj në median shtetërore dhe transportin publik. Konfederata e Sindikatave të Pavaruranë këtë etapë është kategorikisht kundër rritjes së moshës së daljes në pension, shpjegoi nënkryetari i sindikatës. "Tema e stazhit dhe moshës nuk është ndër ato që sindikata do të mbështesë," deklaroi kategorikisht sindikalisti.
Publikoi / Publikuan: БНР екип