Artikull
1160 vjetori i pagëzimit të popullit bullgar do të kremtohet në Pliska
Premte 2 Maj 2025 03:10
Premte, 2 Maj 2025, 03:10
FOTO: dvornakirilicata.bg
Madhësia e shkronjave
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar. Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e parlamentit, duke saktësuar se kremtimi i dy përvjetorëve organizohet nga Mitropolitë e Varnës dhe Veliko Preslavit në periudhën nga 1 deri më 3 maj 2025.
Голямата базилика в Плиска
FOTO: Радио Шумен
Kisellova do të marrë pjesë në liturgjinë solemne të lutjes në Bazilikën e Madhe në Pliska në mbrëmje. Liturgjia do të shërbehet nga Patriku bullgar Daniill në bashkëpunim me mitropolitët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare. Natalija Kisellova do të ndjekë gjithashtu koncertin festiv ortodoks në oborrin e bazilikës.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип