POLITIKË

Artikull

Po vazhdon debati midis Sofjes dhe Shkupit se kush po ndërton dhe kush nuk po ndërton Korridorin Nr. 8

Premte, 2 Maj 2025, 07:43

Po vazhdon debati midis Sofjes dhe Shkupit se kush po ndërton dhe kush nuk po ndërton Korridorin Nr. 8

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Këto janë histori maqedonase për natën e mirë. Kështu komentoi për Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT) Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov fjalët e kolegut të tij nga Maqedonia e Veriut në lidhje me Korridorin Nr. 8.
Pak ditë më parë, Ministri i Transportit në Shkup, Aleksandër Nikolloski, tha se mbi 15 letra i janë dërguar Bullgarisë, por nuk ka pasur asnjë përgjigje nga pala bullgare në lidhje me ndërtimin e linjës hekurudhore për në Bullgari. Nikolloski pohon gjithashtu se Sofja nuk po investon në rinovimin e linjës për në Kjustendill dhe në tunelin kufitar të papërfunduar.
"Ndërsa Nikolloski tregonte këto histori, treni kaloi nëpër Pernik, nëpër Radomir dhe arriti në Kjustendill dhe prej andej arriti në stacionin e fundit të Gjueshevos për të pritur trenin maqedonas", komentoi Karaxhov, duke shtuar se në vitin 2032 shpejtësia e trenave në linjë do të jetë 160 km. në orë.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë: