FOLKLOR

Artikull

Samardalla – mbretëresha e pranverës në Nova Zagora

Shtunë, 3 Maj 2025, 05:05

Samardalla – mbretëresha e pranverës në Nova Zagora

FOTO: Bashkia Nova Zagora

Madhësia e shkronjave

Edicioni i tretë i festës së samardallës do të zhvillohet më 3 maj në sheshin qendror të qytetit Nova Zagora. Bima aromatike, karakteristike për Bullgarinë Juglindore, përdoret si erëz dhe mblidhet në kulmin e lulëzimit gjatë muajit maj, kur përmbajtja e substancave të vlefshme në gjethe është më e larta, menjëherë pas mbledhjes, ajo bluhet dhe përzihet me kripë.
Mysafirët e festës do të kenë mundësi të shijojnë një gamë të gjerë shijesh dhe aromash të kësaj erëze të famshme në bibliotekën e qytetit Nova Zagora, ku do të prezantohet një ekspozitë kulinarie me gatime tradicionale me samardallë, të përgatitura nga bibliotekat dhe klubet e pensionistëve të të gjitha njësive administrative të bashkisë.

FOTO: Община Нова Загора

Do të ketë gjithashtu një treg fermerësh me samardallë dhe produkte natyrale që kombinohen me të, si dhe një program folklorik me sfilata të veshjeve popullore dhe performanca të grupeve të ndryshme. Mysafir nderi i festës do të jetë eksperti i kulinarisë Uti Bëçvarov, dhe të gjithë pjesëmarrësit do të marrin certifikata për pjesëmarrje në master class-in, njofton BTA. Qyteti po përgatitet të presë mijëra mysafirë nga vendi dhe jashtë në këtë ditë festive.
Përpiloi: Veneta NikollovaFoto: Bashkia Nova Zagora
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: БНР екип