SHOQËRI

Artikull

Rruga drejt shëndetit – fushata “Lëviz dhe fito” nis me një shëtitje deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”

Shtunë, 3 Maj 2025, 06:10

Foto: Shoqata turistike Trapezica

Foto: Shoqata turistike Trapezica

Madhësia e shkronjave

Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës “Lëviz dhe fito”. Shëtitja e parë do të zhvillohet më 3 maj me pikë grumbullimi – Ura e Peshkopit në Veliko Tërnovo
Rruga është e lehtë dhe përshkruhet për rreth tre orë, ndërsa muaji maj është koha më e përshtatshme për ecje në këtë zonë, sepse bozhurat e egra lulëzojnë dhe mbushin ajrin me aromë të paharrueshme.
Deri në fund të muajit do të ketë edhe dy shëtitje të tjera – drejt Manastirit të Shpërfytyrimit të Krishtit (më 17 maj) dhe drejt zonës piktoreske Ksilifor (më 31 maj), ku do të mbahet festa tradicionale sportive. Këtë vit, fituesit e disiplinave sportive-turistike do të marrin diploma dhe çmime, ndërsa për të gjithë nxënësit është përgatitur një shorte argëtues dhe edukativ kushtuar Ditës Botërore pa Duhan (31 maj), njofton BTA.
Rruga drejt shëndetit – fushata “Lëviz dhe fito” nis me një shëtitje deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”

FOTO: Туристическо дружество „Трапезица“

Vullnetarët e shoqatës “Trapezica” mirëmbajnë mbi 250 km shtigje të shënuara në rajon, duke pastruar dhe vendosur tabela. Në vitin 2024, në të dyja fazat e fushatës “Lëviz dhe fito”, e cila përkon edhe me fushatën për lënien e duhanit, kanë marrë pjesë mbi 500 persona të moshës nga 4 deri në 88 vjeç.
Përpiloi: Veneta NikollovaFoto: Shoqata turistike “Trapezica”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello