Artikull
Mish në hell dhe gajde në zemër të Rodopeve – Zllatograd me një festë të shijshme
Shtunë 3 Maj 2025 07:00
Shtunë, 3 Maj 2025, 07:00
FOTO: BTA - arkiva
Madhësia e shkronjave
Rreth 100 qingja në hell do të përgatiten për festën në Zllatograd gjatë festivalit tradicional të mbushur me muzikë dhe kostume popullore, kushtuar specialitetit të rodopeve. Mijëra mysafirë dhe turistë priten në qytetin piktoresk malor më 3 dhe 4 maj për të marrë pjesë në këtë festë shumëngjyrëshe, njoftoi administrata bashkiake.
FOTO: БТА - архив
Mjeshtëria e përgatitjes së mishit në hell të Zllatogradit do të demonstrohet përpara vizitorëve në parkun e qytetit. Festa do të hapet me performancën e orkestrës “101 Kaba Gajde” dhe koncertin e ansamblit “Rodopa”. Do të ketë edhe koncerte me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur të Rodopeve dhe grupeve të ftuara nga Greqia. Mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një sërë gatimesh tradicionale të Rodopeve.
FOTO: БТА - архив
Për festën e Zllatogradit janë rezervuar të gjitha hotelet dhe shtëpitë për mysafirë jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitin e ardhshëm. Përveç bullgarëve, festa po bëhet gjithnjë e më e njohur edhe në mesin e grekëve. Pritet hapja e vendeve të reja për akomodim në qytet, tha për BNR-Kërxhali kryetari i bashkisë, Mirosllav Jançev.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: BTA - arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип