Artikull
Yjet e muzikës pa kufij – talentе të reja do të performojnë në resortin Allbena
Dielë 4 Maj 2025 04:05
Dielë, 4 Maj 2025, 04:05
FOTO: linguaggiom.com
Madhësia e shkronjave
Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës "INTERNATIONAL MUSIC STARS SENZA FRONTIERE" do të bashkojë fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Evropa në kompleksin turistik Allbena nga data 17 deri më 21 qershor 2025.
Festivali ka natyrë konkurruese dhe ofron një platformë për lançimin e talenteve të reja në skenat evropiane. Ai mbështetet nga marrëdhënia e ngushtë e shoqatës ARCADIA me producentët dhe mediat kryesore muzikore në Itali. Faza finale do të regjistrohet dhe transmetohet në tetor të vitit 2025 në SKY TV, ndërsa çmimi i madh përfshin pjesëmarrjen në një koncert në Itali dhe regjistrimin në një studio profesionale regjistrimi. Të gjithë finalistët do të regjistrohen në Shoqatën ARCADIA me të drejtën e pjesëmarrjes në konkurset e saj në Itali.
Pjesëmarrësit në disa grupmosha – fëmijë, të rinj dhe të rritur – kanë një shans për të performuar; Afati i fundit për regjistrim është 31 maj 2025. Konkursi është i hapur për të gjithë shtetasit bullgarë dhe të huaj, përfshirë personat me aftësi të kufizuara.
Festivali do të ketë masterclass-e falas me pedagogë të muzikës italiane dhe një certifikatë pjesëmarrjeje. Organizatori kryesor është Shoqata Kulturore ARCADIA (Itali) me president Tony Riggi - themelues i PONTE D'ORO 2.0 dhe DISCO ESTATE OLTREMARE, ndërsa kryetar i jurisë ndërkombëtare është Prof. Dr. Etienne Levy. Radio Bullgaria është partneri zyrtar mediatik i ngjarjes.
Përpiloi: Veneta NikollovaFoto: linguaggiom.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип