MUZIKË

Artikull

Një "Hije" ndryshe në këngën e re të Orlin Pavllov

Hënë, 5 Maj 2025, 03:10

Një "Hije" ndryshe në këngën e re të Orlin Pavllov

FOTO: Veselin Menkaxhiev

Madhësia e shkronjave

Të gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" - ai e ëndërroi atë. Për realizimin e këngës, ai iu drejtua vëllezërve Milen dhe Rosen Kukosharovi. Së bashku me Milenin - një pianist, aranzhues dhe kompozitor i famshëm - bënë aranzhimin. Rosen Kukosharov, të cilin e njohim si këngëtar dhe kompozitor, i jep këngës pamjen e saj të përfunduar duke shkruar tekstin.
Për emocionet dhe mesazhin e këngës "Hije", Orlin Pavllov thotë:
"Hija në dashuri, në marrëdhënien midis dy njerëzve, mund të ekzistojë - për shembull, në dominimin e plotë të njërit mbi tjetrin.Por prapëseprapë, dashuria është reciprocitet, një përkushtim i ndërsjellë, dhe shpesh hija e njërës dashuri e errëson dashurinë tjetër dhe kështu mund ta mbytë atë. Kjo është arsyeja pse përkushtimi i ndërsjellë në formën e tij më të pastër është më i miri, në mënyrë që të mos ndodhë që, qoftë nga xhelozia apo për ndonjë arsye tjetër, njëra dashuri ta mbyt, ta errësojë tjetrën."
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Veselin Menkaxhiev