SHOQËRI

Artikull

Gagauzët bullgarë nga Moldavia dhe Ukraina kërkojnë shtetësi bullgare

Hënë, 5 Maj 2025, 06:32

Gagauzët bullgarë nga Moldavia dhe Ukraina kërkojnë shtetësi bullgare

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare për gagauzët në Ukrainë dhe Moldavi."
Dhënia e shtetësisë bullgare po refuzohet masivisht për shkak të interpretimit të ngushtë se kërkesat e ligjit nuk e përcaktojnë në mënyrë të qartë konceptin e origjinës bullgar-gagauz. "Me interpretime të tilla, rezulton se edhe gagauzët në Bullgari, të cilët janë këtu dhe nuk janë zhvendosur askund, nuk janë bullgarë. Por disa nga anëtarët e Shoqatës së Bullgarëve në mbarë botën janë gjithashtu gagauzë nga origjina, prandaj po e ngremë përsëri këtë çështje me urgjencë", tha Hristo Hristov, kryetar i Parlamentit Botëror të Bullgarëve, i cili mbajti sesionin e tij të 11-të në vendpushimin “Zllatni Pjasëci” më 3 dhe 4 maj, raporton 24chasa.bg.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë: