Artikull
Bullgaria sot – 6 maj 2025
Martë 6 Maj 2025 05:00
Martë, 6 Maj 2025, 05:00
Madhësia e shkronjave
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të sotëm festiv më 6 maj Sindi Nikollofski do t’ju takojë me një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi - me dirigjentin, kompozitorin dhe gajdexhiun virtuoz Georgi Andreev.
Pas kësaj, do t’ju ofrojmë intervistën e Kostandina Bellos me Antoni Kurtin nga minoriteti bullgar në fshatin e Ostrenit të Madh të Shqipërisë, i cili na tregoi për disa nga festat vendase në vendlindjen e tij. Meqenëse shumica e popullsisë është myslimane, festa më e madhe është Bajrami, por është interesante se Dita e Shën Gjergjit gjithashtu festohet dhe është një nga festat e dashura të bashkëfshatarëve të tij në rajon.
Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një kompozim të Georgi Andreevit – “Shën Gjergji i vendos potkoi kalit” në interpretim të Mariana Cvetanovës dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjent Hristofor Radanov.
Radio Bullgaria përshëndet të gjithë miqtë e saj që festojnë sot Ditën e Shën Gjergjit!
- 01.52 - Kulturë
- 13.01 - Personalitete
- 21.27 - Kënga e Ditës
Publikoi / Publikuan: БНР екип