Artikull
Dara Ekimova me një këngë të re dhe një turne kombëtar
Mërkurë 7 Maj 2025 03:15
Mërkurë, 7 Maj 2025, 03:15
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Dara Ekimova prezanton "C'est La Vie" - një tjetër këngë nga albumi i saj debutues "Kjo dhomë". Këngëtarja e ka kompozuar këngën së bashku me Kristian Kostov, producentin muzikor Dexter dhe Venci Venc. Sipas autorëve, “C'est La Vie” ka të bëjë me ato momente që janë paksa të hidhura, por që ia vlen të festohen.
Premiera e këngës shënoi edhe fillimin e turneut kombëtar të Dara Ekimovës, i cili filloi më 30 prill nga Burgasi. Më pas janë Varna - 14 maj, Plovdiv - 5 qershor, Pleven - 12 qershor, ndërsa koncerti i fundit do të jetë më 25 qershor në Sofje.
Mësoni më shumë për Dara Ekimovën nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип