LAJME

Artikull

Një rrugë në kryeqytetin historik të Malit të Zi, Cetina, mban emrin e shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov

Mërkurë, 7 Maj 2025, 10:58

Një rrugë në kryeqytetin historik të Malit të Zi, Cetina, mban emrin e shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla Xhurashkoviç, i vunë një rruge në qytet emrin e shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov.
Historia jonë në Ballkan është e përbashkët dhe për të jetuar mirë sot, për të dhënë një dorë në kohë të vështira, për të ecur përpara së bashku, duhet ta respektojmë këtë kujtesë të përbashkët, theksoi Zëvendëspresidentja Jotova.
"Vazov është i vetmi autor i huaj që ka shkruar për Malin e Zi. Nesër, fëmijët që jetojnë këtu do ta dinë se kush është Vazov, do ta dinë historinë tonë dhe çfarë na lidh", tha Jotova. Sipas fjalëve të saj, kjo është në thelbin e fqinjësisë së mirë: “Jo konflikte, ndarje dhe rishkrim i historisë, jo vjedhje e historisë dhe e fakteve historike, por fqinjësi e mirë që nderon kujtesën e përbashkët".
Foto: BNT

Publikoi / Publikuan: БНР екип