LAJME

Artikull

Andrzej Duda: Vendet e NATO-s duhet të ndajnë 3% të PBB-së për mbrojtje

Mërkurë, 7 Maj 2025, 13:37

Andrzej Duda: Vendet e NATO-s duhet të ndajnë 3% të PBB-së për mbrojtje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti polak Andrzej Duda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, diskutoi me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev propozimin e Varshavës që vendet anëtare të NATO-s të ndajnë 3% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto për mbrojtje. Kjo, sipas tij, është e arsyeshme, realiste dhe e mundur për t’u arritur.
Këtë vit Polonia ka ndarë rreth 45 miliardë dollarë, ose 4.7% e PBB-së, për këtë sektor, gjë që e vendos atë në vendin e parë midis vendeve të Aleancës.
"Ne, në Poloni, duam që lufta në Ukrainë të përfundojë dhe që ajo të ruajë sovranitetin e saj, ne duam që lufta të përfundojë me një paqe të qëndrueshme dhe në mënyrë të tillë që Rusia të mos sulmojë më askënd", tha Presidenti polak.
Mysafiri theksoi rolin e Rumen Radevit si një element i stabilitetit politik në Bullgari. Ai u ndal gjithashtu te zhvillimi i marrëdhënieve në ekonomi, turizëm, rritja e qarkullimit tregtar midis dy vendeve dhe ftoi biznesin bullgar të vijë në Poloni dhe polakët të vizitojnë vendin tonë.
Sipas Andrzej Dudës, është i mundur një shkëmbim përvoje në përdorimin e avionëve F-16, pasi ushtria polake i ka përdorur ata për vite me radhë.