SHOQËRI

Artikull

Parlamenti Evropian miratoi raportet për Serbinë dhe Kosovën me theks në të drejtat e bullgarëve

Enjte, 8 Maj 2025, 07:36

Parlamenti Evropian miratoi raportet për Serbinë dhe Kosovën me theks në të drejtat e bullgarëve

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e eurodeputetëve bullgarë Andrej Kovaçev nga Partia Popullore Evropiane dhe Ivajllo Vëllçev nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë.
Në raportin për Serbinë dënohen përpjekjet e autoriteteve serbe për të minuar identitetin historik të komunitetit bullgar, përfshirë edhe përmes krijimit të të ashtuquajturit 'komb i shopëve', ngjarjeve e Masakrës së Surdulicës, ndryshimit të sistemit të emrave bullgarë për gratë, si dhe përmes bastisjes së Qendrës Kulturore dhe Informative në Bosilegrad.
Raporti për Kosovën përmban një tekst që i referohet peticionit të nënshkruar nga afro 500 persona, të cilët e identifikojnë veten si bullgarë dhe që është regjistruar në Kuvend në janar të vitit 2023. Dhe meqenëse ai ende nuk është shqyrtuar, eurodeputetët kërkuan që të drejtat e komuniteteve bullgare të garantohen përmes legjislacionit.
Lexoni më tepër për bullgarët në Kosovë: