EKONOMI

Artikull

Me futjen e euros, të gjitha llogaritë do të konvertohen një herë dhe falas

Premte, 9 Maj 2025, 07:17

Me futjen e euros, të gjitha llogaritë do të konvertohen një herë dhe falas

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të ndalojë së shpalluri normën bazë të interesit pas futjes së euros si monedhë kombëtare. Kjo thuhet në një seri tjetër pyetjesh dhe përgjigjesh me të cilat banka qendrore shpjegon futjen e monedhës së përbashkët evropiane.
Pasi të ndërpritet shpallja e normës bazë të interesit, roli i saj në llogaritjen e normës statutore të interesit do të pushojë. Do të aplikohen normat e interesit të Bankës Qendrore Evropiane.
Banka Kombëtare Bullgare rikujton se që nga data e futjes së euros në Bullgari, levi dhe euroja do të jenë mjete ligjore pagese për një periudhë prej 1 muaji. Në të dyja monedhat, do të mund të kryhen pagesa vetëm në para të gatshme. Të gjitha transfertat bankare dhe pagesat me kartë do të kryhen vetëm në euro.Еdhe bankomatet do të operojnë vetëm me kartëmonedha euro.
Që nga data e futjes në përdorim të euros, institucionet financiare do të konvertojnë të gjitha llogaritë në leva në një transaksion të vetëm, pa interes, pa tarifa ose komisione.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë: