LAJME

Artikull

Dita e Evropës dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore festohen me aktivitete të ndryshme në Sofje

Premte, 9 Maj 2025, 10:33

Dita e Evropës dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore festohen me aktivitete të ndryshme në Sofje

Madhësia e shkronjave

Dita e Evropës u shënua me ngritjen e flamurit të BE-së përpara ndërtesës së institucionit presidencial. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Rumen Radev, Kryetarja e Parlamentit Natalia Kisellova, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Patriarku bullgar Daniil, Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev, udhëheqës politikë, eurodeputetë dhe përfaqësues të bashkësive fetare.
Kreu i shtetit priti rojën e nderit të njësisë së Gardës Kombëtare. U interpretuan gjithashtu himnet e Bullgarisë dhe BE-së. Më parë, lule u vendosën në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet në kujtim të ushtarëve bullgarë që ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ден на Европа

Në një deklaratë nga foltorja parlamentare, formacionet e përfaqësuara në Asamblenë Kombëtare u ndanëmbi çështjen nëse do të festonin Ditën e Evropës apo Fitoren mbi Rajhun e Tretë Nazist, por u bashkuan në këmbënguljen për ruajtjen e paqes në Kontinentin e Vjetër.
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип