Artikull
Festë folklorike me talente të reja në "Festivalin Evropian të Muzikës" në Sofje
Shtunë 10 Maj 2025 03:00
Shtunë, 10 Maj 2025, 03:00
Kori Folklorik Akademik dhe Orkestra Folklorike Akademike
FOTO: Georgi Petkov
Madhësia e shkronjave
Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës".Nxënës nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” - interpretues të rinj të talentuar të muzikës popullore bullgare, do të performojnë para publikut të festivalit më 12 maj në sallën e Akademisë.
Programi zbulon bukurinë melodike dhe shumëllojshmërinë ritmike të folklorit tonë muzikor. Do të interpretohen shfaqje nga disa prej mjeshtërve më të shquar në ripërpunimin e artit popullor autentik: Krasimir Kjurkçijski, Ivan Vëlev, Georgi Andreev dhe Stojan Paurov. Janë planifikuar edhe premiera të krijuara në frymën e muzikës popullore nga vetë studentët interpretues.
Degët për studimin e folklorit në Akademinë Kombëtare të Muzikës u krijuan në vitin 2018 në Fakultetin e Muzikës Instrumentale dhe po zhvillohen me sukses. Institucioni arsimor është veçanërisht krenar për dy ansamblet e tij studentore - Korin Folklorik Akademik, të dirigjuar nga Dr. Vanja Moneva, dhe Orkestrën Folklorike Akademike, të udhëhequr nga Prof. e Asoc. Dr. Dimitër Hristov, të cilët janë të përfshirë aktivisht në aktivitetet koncertale.
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Foto: europeanmusicfestival.bg, Georgi Petkov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип