Artikull
Një shteg i ri turistik lidh monumente parahistorike në rajonin e Vetrinos
Shtunë 10 Maj 2025 05:00
Shtunë, 10 Maj 2025, 05:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shtegu i ri ekologjik mbi fshatin Nevsha në komunën Vetrino (qarku i Varnës) tashmë është fakt – itinerari 10-kilometërsh, që çon te fenomenet mbresëlënëse shkëmbore Goljamo dhe Malko Bulo, u hap zyrtarisht në ditët e para të muajit maj nga administrata vendore, njofton bgtourism.bg.
Itinerari fillon nga sheshi qendror i fshatit Nevsha dhe kalon nëpër zonën “Djuza”, duke u ngritur gradualisht drejt kanionit të lumit Provadijska; ata që ecin aty mund të njihen me artefakte parahistorike, formacione të bukura gëlqerore, mbetje të një manastiri shkëmbor të lashtë dhe habitate të pasura të llojeve të mbrojtura. Në të gjithë gjatësinë e shtegut janë vendosur parmakë dhe tabela orientuese, si edhe zona pushimi me çadra druri, barbeque etj.
Qendra e re turistike e informacionit në Nevsha do t’u ofrojë udhëtarëve hartë të shtegut ekologjik dhe të dhëna për atraksionet natyrore të rajonit. Aksesi është i hapur si për këmbësorët, ashtu edhe për çiklistët, gjë që e kthen shtegun e ri në një destinacion tërheqës për dashamirësit e natyrës dhe trashëgimisë historike.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Fotografi: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: БНР екип