Artikull
Karnavali i Gabrovos na tërheq me një program të pasur dhe provokime të shumta
Dielë 11 Maj 2025 05:00
Dielë, 11 Maj 2025, 05:00
FOTO: gabrovo.bg
Madhësia e shkronjave
Nga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e shaka. Sivjet festa e zhurmshme përkon me 165-vjetorin e themelimit të qytetit dhe me ditën zyrtare të tij më 17 maj. Organizatorët premtojnë art rrugor, ekspozita dhe argëtim për më të vegjlit, ndërsa kulmi do të jetë përsëri parakalimi karnavalesk mbresëlënës nëpër rrugët kryesore.
Gjatë javës karnavaleske publiku do të shijojë koncerte të muzikantëve vendas e mysafirë, punëtori krijuese dhe shëtitje drejt atraksioneve të afërta. Përzgjedhja e mahnitshme e ngjarjeve kulturore do të synojë dashamirët e xhazit modern dhe artizanatit bashkëkohor, duke hedhur një urë simbolike mes karnavalit të Gabrovos dhe titullit për të cilin qytetarët e Gabrovos krenohen shumë – Qytet Krijues i Zejeve dhe Artit Popullor në rrjetin e UNESCO-s.
Shihni më shumë në arkivin tonë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Fotografi: gabrovo.bg, carnival.gabrovo.bg
Fotografi: gabrovo.bg, carnival.gabrovo.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski