TURIZËM

Artikull

Një libër i ri zbërthen mistere mijëravjeçare të Gjirit të Sozopolit

Dielë, 11 Maj 2025, 06:30

Një libër i ri zbërthen mistere mijëravjeçare të Gjirit të Sozopolit

FOTO: BGNES/NIM

Madhësia e shkronjave

Ka dalë nga shtypi një libër që hulumton objekte arkeologjike të panjohura deri tani në Gjirin e Sozopolit. Në veprën e tij të re “Between Sozopol and Talasakra: Unknown archaeology of the Sozopol Bay and its western hinterland” (“Midis Sozopolit dhe Talasakrës: Arkeologjia e panjohur e Gjirit të Sozopolit dhe Brendësisë të tij perëndimore”) prof. dr. Ivan Hristov i çon lexuesit në një zonë prej 300 akrash në skajin perëndimor të gjirit, ku studiuesit hasën zbulime të reja për gjurmët e aktivitetit njerëzor.

FOTO: БГНЕС/НИМ

Në libër mozaiku mbresëlënës i mbetjeve në fund të detit merr jetë përmes një qasjeje ndërdisiplinore që ndërthurr arkeologjinë nënujore, gjeografinë historike dhe gjeofizikën. Para lexuesve shpaloset pamja e plotë e gjirit dhe brendësisë së tij, burimet e shkruara të ruajtura, hipoteza të reja për “portin e dytë të Sozopolit” dhe të tjera.

FOTO: НИМ

Libri ndalet edhe te gjetje interesante, si struktura të vendosura simetrikisht që e paraqesin pazëllin e Apolonisë Pontike të lashtë në një dritë të re.
Shihni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Fotografi: BGNES, NIM
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski