LAJME

Artikull

Në Ditën e Infermierëve, profesionistët mjekësorë dalin në protestë

Hënë, 12 Maj 2025, 06:42

Protesta e pestë kombëtare e punonjësve mjekësorë

Protesta e pestë kombëtare e punonjësve mjekësorë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në festën e tyre profesionale - Ditën e Infermierisë, profesionistët mjekësorë po protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë. Nën moton "Dinjitet, jo heshtje", infermierët, mamitë, laborantët, asistentët e mjekëve kërkojnë një rritje të përshtatshme të pagave dhe adoptimin e kujdesit cilësor për pacientët.
Protestuesit vënë në dukje se marrin paga afër minimumit dhe për këtë arsye kërkojnë një rritje deri në 150% të mesatares kombëtare. Profesionistët e shëndetësisë po bëjnë presion gjithashtu për futjen e një dite pune 7-orëshe në njësitë e kujdesit intensiv dhe për mundësinë qëpër praktikat e infermierisë dhe mamive të lidhen kontrata me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ata paralajmërojnë mbylljen e reparteve dhe madje edhe të spitaleve të tëra për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Arsyeja është mungesa e një politike kombëtare për mbajtjen dhe trajnimin e stafit në sistem.
Protesta u organizua nga Unioni i Specialistëve Mjekësorë Bullgarë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Foto: BGNES, Maria Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип