Artikull
Tenistja jonë Lia Karatançeva triumfoi në një turne në SHBA
Hënë 12 Maj 2025 07:44
Hënë, 12 Maj 2025, 07:44
Lia Karatançeva
FOTO: Federata Bullgare e Tenisit
Madhësia e shkronjave
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në botë, Arina Rodionova (Australia), me rezultatin 6:2, 6:7(8), 6:3. Ndeshja zgjati 2:38 orë. Kështu, Lia u bë kampione me pesë fitore radhazi dhe vetëm dy sete të humbura. Me këtë sukses, bullgarja do të debutojë në Top 280 të më të mirave në renditjen botërore të femrave.
Karatançeva fitoi titullin e saj të parë individual në turnetë e femrave të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF).
Redaktoi: Darina Griorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип