LAJME

Artikull

Një fushatë bamirëse ndihmon maturantët e shkollave të mesme nga grupet vulnerabël dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

Hënë, 12 Maj 2025, 09:07

Një fushatë bamirëse ndihmon maturantët e shkollave të mesme nga grupet vulnerabël dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Disa ditë para fillimit të ballove të diplomimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondacioni "Ndihmë për Personat me Probleme Zhvillimi" po organizojnë iniciativën bamirëse "Fustane ballo me një kauzë" nën patronazhin e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë.
Iniciativa, e cila do të zhvillohet sot në zonën “Largo” në Sofje, parashikon shitjen e fustaneve nga stilistë të famshëm bullgarë, të cilët kanë premierat e tyre në formate të ndryshme televizive. Të ardhurat do të përdoren për të rinovuar Qendrën e ardhshme Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuara "Vila AutisticA" në lagjen Sllatina të kryeqytetit, dhe fustanet do t'u ofrohen maturantëve nga grupet vulnerabël, të cilët do të marrin një veshje të bukur për mbrëmjen e maturës.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva