LAJME

Artikull

Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev bisedoi me nxënësit në Stara Zagora rreth dëmit të drogës

Hënë, 12 Maj 2025, 09:54

Foto: Shkolla e Mesme "Zheleznik" në Stara Zagora

Foto: Shkolla e Mesme "Zheleznik" në Stara Zagora

Madhësia e shkronjave

Si pjesë e fushatës kombëtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës "Thjesht Thuaj Jo", Ministri Krasimir Vëllçev u shpjegoi nxënësve të shkollave të mesme nga Stara Zagora dëmin e përdorimit të drogës, raportoi BNT. Qëllimi i diskutimit është të parandalohet përdorimi në rritje i drogës tek adoleshentët.
Krasimir Vëllçev theksoi se gjëja më e rëndësishme është që nxënësit të jenë në gjendje të thonë "JO". Pikërisht për shkak se tema mbetet e vështirë për t’u diskutuar në familje, Ministria e Arsimit do t’i trajnojë të gjithë mësuesit në sistem se si të flasin me fëmijët. Kështu, mësuesit e trajnuar do të jenë në gjendje të krijojnë barriera të brendshme tek fëmijët. Është planifikuar gjithashtu që të gjithë mësuesit që kanë kaluar nëpër një trajnim të tillë të zhvillojnë takime tematike me prindërit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Foto: Shkolla e Mesme "Zheleznik" në Stara Zagora
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva