Hënë 12 Maj 2025 12:09
Hënë, 12 Maj 2025, 12:09
FOTO: Ministria e Punëve të Brendshme
Madhësia e shkronjave
Policia Kufitare mori dhe prezantoi sot 34 sisteme ajrore pa pilot të afta për të skanuar me shpejtësi zona të mëdha. Ato janë të pajisura me një sistem mbikëqyrjeje elektro-optik, duke përfshirë një kamerë me ngjyra dhe termike, gjë që lejon që ato të përdoren si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Dronët mund të lëvizin me një shpejtësi maksimale prej mbi 80 km/orë. Ata transmetojnë video në një stacion kontrolli tokësor deri në 8 km nga pika e ngritjes dhe zbulojnë një objektiv në një distancë prej rreth 1 km. “Policia Kufitare” specifikoi se do të përdorë automjetet e mbikëqyrjes në pjesët strategjikisht të rëndësishme dhe të vështira për t'u aksesuar të kufirit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип